
Një "konflikt" po shpërthen mes Brazilit dhe Spanjës për Enzo Alves, djalin e Marcelos. Spanjollo-braziliani u thirr për herë të parë nga ekipi i Spanjës U-15 në prill. Që atëherë, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka ndjekur nga afër hapat e lojtarit të Real Madridit dhe ata duan që djali i Marcelos të vesh fanelën e Kombëtares së Brazilit.
Enzo luan për skuadrën Infantil A të Real Madridit dhe pati mundësinë të luajë disa minuta në një nga tre ndeshjet e Superkupës Pinatar, pikërisht në ndeshjen kundër Anglisë. Pavarësisht se është vetëm 13 vjeç, djali i Marcelos shquhet për përmasat e tij të mëdha, që ngjajnë më shumë me atë të një lojtari U-15.
Siç raportohet nga “AS”, Enzo Alves nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Brazili për të shprehur interesimin e tyre për të. Fillimisht nuk kishte interes të dukshëm për shkak të distancës mes Brazilit dhe Spanjës, si dhe moshës së tij të re. Megjithatë, thirrja nga Spanja ka vënë alarmin në Brazilin.