
Brazili dhe Argjentina do përballen në Maracana nesër në 02:00 të mëngjesit me orën shqiptare, për finalen e Kupës së Amerikës Latine. Përpara ndeshjes, trajneri i Brazilit, Tite ka thënë se në fushë janë dy skuadrat që kanë prodhuar duelin më të fortë të globit.
"Kur luhet Brazil-Argjentinë, favoritë nuk ka. Unë di të them se kjo është një ndër ndeshjet më të mëdha të globit dhe pa dyshim e Amerikës së Jugut, duke qenë se përballë janë tri kampionet e fundit të botës që kanë përfaqësuar kontinentin tonë, në vitet 2002, 1994 dhe 1986.
Përballë do të jenë dy ikona si Neymar dhe Messi, por ajo çfarë unë mund të premtoj për këtë duel është vetëm spektakël", tha Tite.
Poll