
Manchester City
Manchester City ka dalë në vendin e parë të grupit G pasi ka arritur të mposhtë Juventusin me rezultatin 5-2. Bardhezinjtë e mbyllin në vendin e dytë grupin pas kësaj disfate.
Golin e parë të takimit e shënoi Doku, por City u barazua nga Koopmeiners. Megjithatë, një autogol i Kalulu mbylli pjesën e parë me shifrat 2-1 në favor të djemve të Guardiolës.
Ndërsa në pjesën e dytë, Manchester City arriti të shënojë tre herë me Haaland, Foden dhe Savinho, Juventusi shënoi të fundit me Vlahovic. Ndërsa Al Ain ka arritur të mposhtë Wydadin 2-1 në takimin tjetër të këtij grupi.
Poll