Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Sommer: Humbja kundër PSG-së na tronditi, ja ku ndryshojnë Chivu dhe Inzaghi

Shkruar nga NEWSPORT
Sommer: Humbja kundër PSG-së na tronditi, ja ku ndryshojnë Chivu
Yann Sommer

Në një prononcim për “DAZN”, portieri i ekipit të Interit Yann Sommer u ndal të fliste përpara ndeshjes me Urawa Red Diamond. Ky takim është i vlefshëm për raundin e dytë të Botërorit të Klubeve. Megjithatë Sommer ende nuk e ka harruar humbjen e dhimbshme në Champions kundër PSG-ës.

“Ditët pas një ndeshjeje të tillë janë gjithmonë të vështira, kjo është e qartë. Të gjithë lojtarët u tronditën pas atij takimi, por ky është futbolli. Ndodhi. Ne folëm për këtë, kërkuam arsyet dhe motivet pse gjërat shkuan në atë mënyrë, por tani është e rëndësishme të ecësh përpara me mendjen, mendimet dhe idetë e tua”.

Gardiani i Zvicrës u ndal edhe te dallimi mes Inzaghit dhe trajnerit të ri të Interit Cristian Chivu: “Ka shumë dallime mes Chivu dhe Inzaghit. Ata janë dy karaktere të ndryshme. Jo vetëm në aspektin e taktikave, por edhe atë të komunikimit. Gjithsesi kjo është një gjë e mirë”, e mbylli Sommer.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga