Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

VIDEO/ Manchester City nuk gabon, Phil Foden rikthehet protagonist në ekipin e Guardiolës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchester City nuk gabon, Phil Foden rikthehet protagonist në
Manchester City

Skuadrës së Pep Guardiolës, ku bënin pjesë edhe nënshkrimet e reja Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki,  iu deshën vetëm 111 sekonda për të kaluar në epërsi ndaj Wydad në Botërorin e Klubeve.

Portieri Mehdi Benabid mundi vetëm të priste krosin e Savinhos dhe ta çonte topin drejt portës së Phil Foden, i cili nuk u ngatërrua dhe e dërgoi sferën në cepin e poshtëm të portës. Ishte goli i parë në 20 ndeshje për klubin dhe kombëtaren për Foden, i cili ra shumë poshtë standardeve të tij të zakonshme sezonin e kaluar.

Në pjesë e parë pati kohë edhe për një tjetër gol, po me protagonist Foden. Anësori anglez kësaj radhe nuk ishte shënues, por asistues në shërbim të Dokut. Më këto “ngjyra” u mbyllën 45 minuta e para. Në të dytën fraksion të lojës Manchester City menaxhojë rezultatin, aty ku edhe vapa bëri të sajën.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga