Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Interi thuajse i plotësuar ndaj River Plate, zikaltërit rikthejnë “tmerrin” e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Interi thuajse i plotësuar ndaj River Plate, zikaltërit rikthejnë
Kristjan Asllani & Marcus Thuram

Interi do të rikthehet në fushën e lojës të enjten në orët e para të mëngjesit. Zikaltrit do të përballen me River Plate në orën 3 në Uashington për të kuptuar nëse do të kualifikohet në 1/8-at e Botërorit të Klubeve.

Pak ditë përpara këtij takimi, trajneri Cristian Chivu ka marrë një lajm të rëndësishëm nga infermieria e klubit. Siç raportojnë mediat italiane, Denzel Dumfries ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.

Anësori holandez konsiderohet plotësisht i rikuperuar dhe i disponueshëm për sfidën ndaj River Plate. Dumfries nuk luajti në dy takimet e para kundër Monterrey dhe Uraëa Reds.

Gjithashtu dhe Davide Frattesi dhe Marcus Thuram po punojnë për të qenë gati për sfidën e radhës. Rikthimi i tyre është afër, por ende nuk është e sigurt nëse do të luajnë apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga