
Kristjan Asllani dhe ekipi i Interit
Interi i Kristjan Asllanit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Monterrey. Duel ky i vlefshëm për Kupën e Botës për Klube.
Zikaltërtit u ndëshkuan të parët nga skuyadra meksikane, ndërsa Lautaro Martinez në minutën e 42-të ia doli të barazone shifrat. Rezultat që nuk do të ndryshonte më deri në fund. Në fushë që nga minuta e parë luajti edhe mesfushori shqiptar, i cili qëndroi deri në minutën e 68-të të takimit.
Ndërkohë fitore minimale mori Mamelodi Sundoëns ndaj Ulsan HD, teksa në mbrëmje në fushë do të zbresë Manchester City dhe Real Madrid. Anglezët do të sfidojnë Ëydad në orën 18:00, ndërsa në orën 21:00 madrilenët do të përballen me Al Hilal.

Poll
Lexo gjithashtu
BOTËRORI I KLUBEVE
Do të sfidojnë Realin, Simone Inzaghi: Duel i fortë, por ne jemi gati
BOTËRORI I KLUBEVE