
Robert Lewandowski
Pas përplasjeve të fundit me trajnerin e Polonisë, Robert Lewandowski njoftoi se nuk do të luajë për ta derisa të shkarkohet trajneri. Ditën e sotme, tekniku Michał Probierz ka marrë një vendim të rëndësishëm.
52-vjeçari ditën e sotme ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i trajnerit të përfaqësueses polake. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja e Polonisë përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Humbja e fundit ndaj Finlandës me shifrat 2-1 në kualifikueset e Kupës së Botës ishte e fundit për 52-vjeçarin tek Polonia. Michał Probierz e drejtoi ekipin polak për 21 takime nga shtatori i vitit 2023 deri ditën e sotme.
View this post on Instagram
Poll