Didier Deschamps & Herve Renard
Herve Renard nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Arabisë Saudite. Trajneri francez është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme nga Federata, në një moment delikat.
Ky vendim vjen në prag të Kupës së Botës, teksa 57-vjeçari parashikohej të ishte në stol, të paktën edhe për këtë kompeticion. Dy humbje në dy miqësoret e fundit ndaj Egjiptit dhe Serbisë, duket se kanë qenë një nga shkaqet.
Megjithatë, nuk bëhet e ditur arsye kryesore për këtë vendim drastik në prag të Botërorit 2026.
Kujtojmë që Renard e ka drejtuar Arabinë Saudite në 28 ndeshje. Si trajner i tyre, ai ka balancë në rezultate, me 11 fitore, 11 humbje dhe 6 barazime, por duke mos bindur dot drejtuesit e lartë.
View this post on Instagram
Poll
