Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

U godit me grusht nga presidenti i Superligës, UEFA vendos për ARBITRIN e sfidës Letoni – Shqipëri (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
U godit me grusht nga presidenti i Superligës, UEFA vendos për
Umur Meler

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme mbërriti në Riga, ku ditën e nesërme do të luajë ndaj Letonisë, takim i vlefshëm për kualifikimin e Kupës së Botës 2026. Përballje që do të startojë në orën 20:45 dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve.

Kur jemi 1 ditë para kësaj përballjeje, UEFA ka vendosur edhe për arbitrat. Kështu ky takim u është besuar një skuadre turke. Kryesorë do të jetë Umur Meler, ndërsa ndihmës të tij janë Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan.

Arbitër i katërt janë Oguzhan Çakir, ndërsa VAR-i i është besuar Harm Osmers nga Gjermania. Ndërkohë po gjerman do të jetë edhe arbitri në AVAR, Daniel Schlager.

Umur Meler është një emër mjaft i njohur në Turqi dhe në arenën ndërkombëtare, teksa në karrierën e tij ka gjykuar edhe në Champions League dhe Nations League. Ndërkohë kujtojmë se Meler disa muaj më parë nga presidenti turk Ankaragücü, Faruk Koç, është goditi me grusht në fytyrë pas përfundimit të një ndeshjeje të Superligës turke ndaj Rizespor. 

U godit me grusht nga presidenti i Superligës, UEFA vendos për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga