Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Italia e Greqia me “5 yje”, bëjnë detyrën edhe Franca me Kroacinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Italia e Greqia me “5 yje”, bëjnë detyrën edhe
Itali

Pas nisjes së vështirë në kualifikueset e “Botërorit 2026”, Italia ka gjetur “qetësinë” nën drejtimin e Gennaro Gattuso-s. “Axurët” fituan me shifrat e thella 5-0 kundër Estonisë. Edhe pse nuk ishte kundërshtari i duhur për të matur “muskujt”, italianët treguan se është rikthyer harmonia në grup.

Golat erdhën nga Kean, Retegui (dopietë), Raspadori dhe Bastoni. Franca nuk e pati të vështirë ndaj Ukrainës, 2-0, aty ku vendosën finalizimet e Olize dhe Mbappe. Në duelet e tjera spikat triumfi me “manita” i Greqisë. “Helenët” u treguan të “pamëshirshëm” përballë Bjellrusisë, 5-1.

Kroacia iu “fal” Kramaric me Ishujt Faroe (1-0). Duel interesant ndërmjet Sllovenisë dhe Suedisë, 2-2, ndërsa Islanda “shkatërroi” Azerbajxhanin (5-0).        

Goli i Bastoni-t

Poll

Lexo gjithashtu