Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

U përfol për RIKTHIMIN te Gjermania, zbulohet “fati” i Manuel Neuer për Botërorin 2026-të

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol për RIKTHIMIN te Gjermania, zbulohet “fati” i
Julian Nagelsmann dhe Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munich Manuel Neuer, zhvilloi paraqitje fenomenale kundër Real Madrid në Champions League, madje ishte “hero” për bavarezët në fitoren 2 – 1 në fushën e “Galaktikëve”.

Edhe pse është përfolur për një rikthim të mundshëm të “gardianit” 40-vjeçar te Gjermania për Kupën e Botës, legjenda e “Pancerave” Lothar Matthaus, i ka hedhur poshtë këto “zëra”:

“Julian Nagelsmann nuk do ta hap atë derë për rikthimin e Neuer dhe kjo është arsyeja pse fjalët e Manuel Neuer për daljen në ‘pension’ mbeten të palëvizura. Jam i sigurtë se nuk ka për të pasur asnjë ndryshim”.

Neuer regjistron 124 paraqitje me “Pancerat”, debutimi kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (7 – 2) më 2009-të dhe e fundit karshi Spanjës në “EURO 2024”, e humbur 1 – 2 pas kohëve shtesë, çerekfinale.

Poll

Lexo gjithashtu