
Serbia do të presë ditën e nesërme Shqipërinë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e kësaj ndeshje. Duel që dot ë startojë në orën 20:45 dhe është shumë i rëndësishëm dhe delikat për objektivat e dy ekipeve.
Në prag të kësaj përballjeje ka folur Dragan Stojkovic. Ky i fundit ka theksuar se Sylvinho nuk do të mund ta surprizojë, pasi ai ia di tashmë ndryshimet që do të bëjnë në formacion. Gjithashtu në nënvizuar se do të luftojnë për të marrë rezultat pozitiv.
“Ata nuk mund të na surprizojnë për sa i përket formacionit titullar, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk besoj se do të ndryshojnë diçka në këtë aspekt. Do të ketë rotacion për shkak të lëndimeve, por nuk do të ndryshojnë asgjë në sistem. Do të luajnë me katër në vijën e mbrojtjes, kjo është e sigurt.
Kur është kaq e rëndësishme, të gjithë kërkojnë të tregojnë cilësinë që kanë dhe që ajo cilësi të jetë një avantazh. Futbolli është një lojë dhe nuk mund ta hamendësosh se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq, pastaj gjithçka shembet. Do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë si duhet”, ka deklaruar timonieri i Serbisë.