Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

SKANDAL/ Serbët PROVOKOJNË Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, vendosin SIMBOLET e KOSOVËS në flamurin e Serbisë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Serbët PROVOKOJNË Kombëtaren dhe tifozët
Foto/ ©credits "Top-Channel"

Një tjetër SKANDAL në vjen nga Serbia. Pas skandalit me flamurin shqiptar, duke mos e vendosur në stadium ditën e djeshme gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, sot një tjetër skandal është regjistruar.

Tifozët serb siç duket nuk kanë ndermend të ndalin provokimet ndaj Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë. E gjitha ka të bëjë me hartën e Kosovës, të cilën e kanë vendosur në mes të flamurit serb siç tregohet në një video të siguruar nga “To-Channel”.

Madje e kanë vendosur edhe në një zonë afër hotelit, ku është akomoduar ekipi shqiptar në Leskovac. Një gjest i pahijshëm dhe skandalos nga ana e vendasve, të cilët pavarësisht thirrjeve të FIFA-s dhe UEFA-s, sërish nuk ndalojnë. Madje nuk iu intereson edhe nëse ekipi i tyre do të përjashtohet nga qeveria e futbollit, pasi siç dihet UEFA i ka “tërhequr veshin” Federatës Serbe se në rast të përsëritjeve të sjelljeve të gabuara në sfidën me Shqipërinë rrezikojnë të mbeten jashtë garave europiane për një afat të pacaktuar.

Poll

Lexo gjithashtu