Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Shqipëria nuk është si Serbia”, trajneri i Letonisë elozhe homologut: Sylvinho trajner i mirë, por fokusohemi tek detyrat tona!

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqipëria nuk është si Serbia”, trajneri i
Paolo Nicolato

Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën e 9 shtatorit në shtëpi përballë Letonisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli ka folur para mediave edhe trajneri i Letonisë, Paolo Nicolato.

“Ndeshja ndaj Serbisë dhe ajo e radhës ndaj Shqipërisë janë dy ndeshje të ndryshme. Shqetësimi ynë kryesor është rikuperimi i lojtarëve pasi shpenzuam shumë energji në ndeshjen e mëparshme. Ne luajtëm shumë mirë një pjesë të ndeshjes së mëparshme. Jemi në rrugën e duhur, mua më pëlqeu ndeshja e mëparshme. Mendoj se mund të bëjmë një punë të mirë edhe ndaj Shqipërisë gjithashtu.

Mungesa e Ikaunieks? Jemi shumë të lumtur për Janis dhe familjen e tij. (qesh) Na mungojnë shumë lojtarë, jemi të mësuar me probleme të tilla. Kristers, Ikaunieks, Uldriķis na mungojnë. Por ne duhet të gjejmë një zgjidhje, jo një problem. Duhet të mbetemi pozitivë.

Siç e kam thënë shpeshherë, ne nuk jemi edhe aq shumë të shqetësuar për kundërshtarët tanë, por po mendojmë për ekipin tonë, strategjinë dhe si të përmirësojmë lojën. Ne treguam sjelljen e duhur në paraqitjen ndaj Serbisë. Është e qartë që ka një ndryshim të madh në aftësitë dhe në renditjen e FIFA-s mes dy skuadrave, por mendoj se po bëjmë një punë të mirë dhe jam optimist.

Po bëjmë përmirësime në fazë ofensive. Kontrolli i topit nga ana jonë është mjaft i mirë. Duhet të bëjmë përmirësime në pjesën ofensive, aty mund të ketë të tilla. Aty është pjesa ku vendoset fati i ndeshjeve, ku është më e vështirë të bëhet progres. Por ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me të.

A mund të përshtatemi me ndryshimet e Shqipërisë? Po, ky është futbolli modern! Është e rëndësishme të përshtatesh gjatë ndeshjes. Silvinjo është një trajner i mirë, ai ka punuar në Itali. Të jem i sinqertë, mendoj se ndeshja e fundit ndaj Gjibraltarit nuk jep informacione të rëndësishme për mua. Ne po fokusohemi te detyrat tona, futbolli ynë”, u shpreh trajneri i Letonisë.

Poll

Lexo gjithashtu