
Ish-trajneri i Shqipërisë në periudhën 2011 – 2017 Gianni De Biasi ka folur për ndeshjen mes Serbisë dhe Kombëtares, e cila do të mbahet në datën 11 tetor, stadiumi i Leskovac. 69-vjeçari ka dhënë një prononcim të shkurtër për “RTSH”, duke treguar edhe “formulën” se si mposhten serbët në fushën e tyre:
“Jemi në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Kuqezinjtë duhet me patjetër të dalin nga Leskovac me një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat drejt “Botërorit 2026”.
Lufta këtu është ndaj Serbisë dhe kur them luftë e kam fjalën për betejat sportive. Është e mundur që Kombëtarja ta kalojë Serbinë. Unë kam debutuar në vitin 2011. Koha ka fluturuar. Kur kthehesh pas, e kupton që koha kalonë shumë shpejtë.
Sigurisht që ndaj Serbisë është një ndeshje emocionuese nga këndvështrimi i rezultateve, sepse është e rëndësishme për Shqipërinë. Shpresojë që gjithçka të shkojë mirë dhe mos të ketë probleme.
Grupi im në 2014 ishte shumë i fortë, një skuadër që luftonte njëri për tjetrin. Kishte një vendosmëri të madh, për të luftuar për çdo top. Ndërsa tani nuk e dijë se si janë marrëdhëniet brenda grupit.
Mendojë se grupi aktualë është më i fortë teknikisht, sepse ka shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Pres një tifozeri të nxehtë për vendasit, e ku do përpiqet të shpërqendrojë më vershëllima Shqipërinë.
Rezultati do ndikojë te rrugëtimi dhe e ardhmja e të dyja përfaqësueseve. Shqipëria i ka të gjitha cilësit për t’a mundur Serbinë.
Grupi i Stojkovic nuk ka bërë lojëra shumë të mira së fundmi. Nëse mbajmë ritëm të lartë dhe sulmojmë vazhdimisht, do i vendosim ata në presion. Trajneri Sylvinho do e përgatis mirë ekipin edhe nga ana psikologjike, pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm.
Serbia është e fortë fizikisht, lojtarët luajnë në skuadra të mira dhe kampionate të forta. Një Serbi që të hap telashe nëse nuk luftonë për çdo top. Dua të rikthehem te Shqipëria, por jo si trajner”.