Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shqipëria “fluturon”, ka lëkundje te serbët! Kuqezinjtë favoritë për shkak të... STATISTIKAVE

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria “fluturon”, ka lëkundje te serbët!
Shqipëri - Serbi

Emocionet e përballjes mes Serbisë dhe Shqipërisë prej ditësh kanë “kapluar” tifozët shqiptarë dhe jo vetëm. Një nga duelet më të rëndësishme dhe delikate në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në Leskovac.

Përballë do të vihen dy skuadrat që urrejnë njëra – tjetrën, ndërsa kjo sfidë mes tyre vendos shumë mbi fatet e ekipeve në rrugëtimin drejt Kupës së Botës.  Në fushën e lojës pritet të jetë një “luftë” sportive mes futbollistëve për të arritur te fitorja.

Ekipet në këtë ndeshje do të shkojnë me mungesa për shkak dëmtimesh, por gjithsesi kuqezinjtë duken më optimist për të arritur te 3 pikët. Kjo pasi paraqitje e tyre në 5 ndeshjet e fundit është më pozitive se 5 sfidat e zhvilluara nga Serbia.

Shqipëria në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara ka arritur të marrë 3 fitore dhe 2 barazime, duke mos e njohur humbjen. Vlen të theksohet e 1 fitore e ka në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë nga krahu tjetër Serbia në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara ka 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Janë mposhtur nga Anglia në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e grupi K, ndërsa 1 fitore e kanë ndaj Austrisë në “Play-Off” e Nations League.

Poll

Lexo gjithashtu