Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shkon në 32 numri i ekipeve të kualifikuara në Kupën e Botës, Shqipëria dhe Kosova presin shortin e “Play-Off” për të mësuar fatin e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Shkon në 32 numri i ekipeve të kualifikuara në Kupën e
Shqipëri - Kosovë

Jemi pak muaj larg vitit 2026 dhe tashmë emocionet kanë nisur të “kaplojnë” tifozët për turneun më të madh që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Ndonëse nuk kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese në disa grupe, sërish janë mësuar disa nga ekipet që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botëror në fazën finale.

Nurmi i tyre ka shkuar në 32 që janë kualifikuar dhe që do të jenë pjesëmarrëse në këtë turne. Në Kupën e Botës do të jenë pjesëmarrës 48 ekipe dhe tashmë dalë nga dalë gjithçka po merr formë.

Kanada, Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Angli, Francë, Kroaci, Portugali, Norvegji, Japoni, Irani, Uzbekistani, Jordania, Koreja e Jugut, Australia, Katari, Arabia Saudite, Argjentina, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Uruguai, Paraguai, Marok, Tunizi, Egjipt, Algjeri, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Senegali, Bregu i Fildishtë, Zelanda e Re janë skuadrat e kualifikuara deri më tani për në fazën finale.

Ndërkohë padiksutim që vëmendja e tifozëve shqiptarë është te faza “Play-Off” e Shqipërisë dhe Kosovëa. Kuqezinjtë dhe “Dardanët” me 20 nëntor do të mësojnë edhe rivalin e tyre në këtë fazë, ku sigurisht do të tentojnë edhe fitoren për të qenë pjesë e më të mirëve në Kupën e Botës.

Poll

Lexo gjithashtu