Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rumunët s’i ndahen Kombëtares, Shqipëria në “duart” e 36-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
Rumunët s’i ndahen Kombëtares, Shqipëria në
Horatiu Fesnic

Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë delikate në transfertë. Kuqezinjtë do të duelojnë me Andorrën, në orën 20:45 në stadiumin “Nou Estadi a Encamp”.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të luajë “all-in” për fitoren dhe 3 pikët. Kjo pasi fitorja është “jetike” për kualifikimin për në “Play-Off”.


Dhe pikërisht për këtë takim, UEFA ka vendosur për arbitrat. Kjo përballje i është besuar një rumuni, i cili përveç arbitrimit në Superligën rumune ka dretjuar edhe ndeshje të Europa League.

Kështu Horatiu Fesnic do të jetë kryesorë në duelin Andorra – Shqipëri. 36-vjeçari do të ndihmohet nga Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i 4-të do të jetë Rares Vidican, teksa VAR-i i është besuar Ovidiu Hategan, ndërsa Adrian Costreie.

Rumunët s’i ndahen Kombëtares, Shqipëria në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu