
Kosova
Ditën e sotme rikthehen emocionet e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duele mjaft interesante janë në program që do të luhen në orare të ndryshme.
Kështu 16 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren, ku padiksutim e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova duelon me Slloveninë. Përballje kjo që do të startojë në orën 20:45.
Ndërkohë sipari i ditës së sotme hapet me duelin mes Kazakistan – Lihtenshtejn në orën 16:00, ndërsa paralelisht me ndeshjen Kosovë – Slloveni do të luhen edhe Belgjikë – Maqedoni e Veriut, Francë – Azerbajxhian, Gjermani – Luksenburg, Islandë – Ukrainë, Irlanda e Veriut – Sllovaki dhe Suedi – Zvicër.

Poll