
Momenti i penalltisë
Kombëtarja shqiptare barazoi me shifra 0-0 mbrëmjen e djeshme përballë Serbisë në “Air Albania”. Ndërkohë, një nga momentet kyçe, ishte minuta e 46-të e pjesës së parë, kur u dha një penallti në favor të kuqezinjve.
Por, Rey Manaj nuk ia doli që të shënonte, pasi topi i goditur prej tij, u prit nga portieri serb, Dorde Petrovic. Ndërkohë ky i fundit ka postuar në “InstaStory” një reagim mjaft provokues.
Petrovic i ka bërë “repost” një “story” të një ndjekësi, teksa shfaqet penalltia e pritur prej tij. Por provokimi vjen, kur portieri serb krah fotos ka edhe disa “emoji” në formën e “heshtjes”, duke ironizuar shqiptarët.

InstaStory i Petrovic
Poll