Zvicra do të udhëtojë drejt Kosovës për të zhvilluar mes tyre “finalen” për kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026. Aktualisht vetëm 3 pikë i ndajnë 2 skuadrat në klasifikim, por që “Dardanët” të kualifikohen direkt në Botëror, duhet të fitojnë me 6 gola diferencë ndaj “helvetëve”.
Granit Xhaka ka folur pikërisht për këtë takim. Shqiptari ka theksuar se nëse Kosova fiton atëherë është faji i Zvicrës. Gjithashtu ka theksuar se me shumë gjasa kjo do të jetë Kupa e Botës e fundit që do të marrë pjesë bashkë me disa futbollistë të tjerë.
“Në futboll, kemi parë shumë gjëra. Por, nuk duam të bëjmë historinë. Duhet ta mposhtësh Zvicrën 6-0 fillimisht. Nëse ata (Kosova) e menaxhojnë, atëherë është faji ynë.
Më shumë gjasë është Kupa e Botës e fundit, edhe e disa lojtarëve të tjerë gjithashtu. Edhe nëse është, ka të bëjë vetëm që t’i shtyjmë lojtarët e rinj nga jashtë me eksperiencën time. Suedia e bëri një gabim serioz. Ndonjëherë është më mirë të fokusohesh në atë se çfarë të bësh më mirë ti, se të ankohesh për gjyqtarët”, ka përfunduar 33-vjeçari. Kujtojmë se dueli Kosovë - Zvicër do të luhet ditën e nesërme në "Fadil Vokrri", ora 20:45.
