
Kupa e Botes 2026
Ditën e sotme do të luhen disa ndeshje mjaft delikate në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. 16 ekipe do të zbresin në fushë dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores.
Gjtihçka do të nisë në orën 15:00, ku Gjeorgjia pret Bullgarinë, ndërsa në orën 18:00 do të luhen paralelisht 2 ndeshje. Lituania pret Holandën, ndërsa Lihtenshtejni luan në transfertë ndaj Maqedonisë së Veriut.
5 sfidat e tjera do të luhen në orën 20:45. Kështu Belgjika sfidohet me Kazakistanit, ndëra Gjermania me Irlandën e Veriut. Interesante është edhe përballja mes Turqisë dhe Spanjës, teksa duelet e tjera janë edhe Luksenburg – Sllovaki dhe Poloni – Finland.

Poll