Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Ndaj Shqipërisë është ndeshje vendimtare”, trajneri i Serbisë: Jemi gati për të treguar fytyrën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndaj Shqipërisë është ndeshje vendimtare”,
Dragan Stojkovic

Një nga ndeshjet më të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 do të luhet në muajin tetor. Serbia do të presë në shtëpi Shqipërinë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.

Një duel që veln më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një komb, si dhe ka në dorë “fatet” e ekipeve për rrugëtimin e tyre në Botëror. Për këtë përballje ka folur trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, i cili nga ceremonia e “Topit të Artë” theksoi se dueli me Shqipërinë dhe ai me Andorrën për ta janë vendimtarë.

“Ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, për ne ndeshjet e tetorit janë vendimtare për sa i përket kualifikimit për Kupën e Botës.

Duhet të jemi gati dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta. Kohët janë ndryshe, futbolli ka ndryshuar shumë. Lojtarët sot kanë kushte shumë më të mira stërvitjeje, infrastrukturë më të mirë, luajnë në fusha më të mira”, ka theksuar timonieri i serbëve.

Poll

Lexo gjithashtu