Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gjykoi Dritën në Europa League, UEFA vendos për arbitrin që vendos drejtësi në Shqipëri – Letoni

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykoi Dritën në Europa League, UEFA vendos për arbitrin që
Damiana Sylwestrzak

Ditën e martë në orën 20:45 të gjithë tifozët shqiptarë do të jetë sy e veshë nga “Air Albania”. Kombëtarja shqiptare do të marrë vëmendjen, teksa do të përballet me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Jemi 2 ditë para kësaj përballjeje dhe emocionet e sfidës kanë kapluar tifozët. Tashmë kemi mësuar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”.

Kryesorë do të jetë Damian Sylwestrzak nga Polonia, i cili do të ndihmohet nga Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz. Arbitër i 4 do të jetë Damian Kos, teksa VAR-i i është besuar Piotr Lasyk dhe në AVAR do të jetë Pawel Malec.

Kujtojmë se Damian Sylwestrzak drejtoi Dritën në raundin e 3-të të Europa League në sfidën ndaj FCSB.

Gjykoi Dritën në Europa League, UEFA vendos për arbitrin që
 

 

Poll

Lexo gjithashtu