Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gëzoi te golat e Zvicrës, Granit Xhaka e thotë troç dhe ‘shigjeton’ Kosovën: Jam gjak shqiptari, por ka ardhur koha të shoh veten!

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzoi te golat e Zvicrës, Granit Xhaka e thotë troç dhe
Granit Xhaka

Mbrëmjen e djeshme, Kosova u mposht në transfertë përballë Zvicrës me shifrat e thella 4-0 në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Në përfundim të këtij dueli, para gazetarëve doli edhe futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka.

Ky i fundit, u pyet nga një gazetar i Kosovës, mbi lumturinë që ai shfaqi për golat që u shënuan në portën e “dardanëve”. Xhaka u tregua i qartë me përgjigjen e tij, duke u shprehur troç se duhet të shohë ndonjëherë edhe veten e tij. Megjithatë thekson se kurrë nuk e ka mohuar se është shqiptar.

“Në fund të fundit unë jam futbollist. Nuk e kam mohuar kurrë prej nga vij. Krejt bota e din që jam gjak, e shpirt dhe zemër shqiptar. E din Zvicra, ju dhe e gjithë bota. Në fund të fundit kemi vendosur me luajtur me Zvicrën, jo dje, por në 2011.

Duhet të festojmë golat, kemi pasur emocione më herët, por edhe këtë ndeshje. Por duhet ta shohim pak edhe vetveten, s’kam gjë kundër Kosovës. Por ndeshja është ndeshje, ndjenjat janë ndjenja”, u shpreh Xhaka.

 

Poll

Lexo gjithashtu