Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

FIFA bën me “krahë” Shqipërinë! Merret vendimi përfundimtar për Serbinë, i mbyll stadiumin dhe ...

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA bën me “krahë” Shqipërinë! Merret vendimi
Shqipëri - Serbi

Ndeshja delikate dhe shumë e rëndësishme mes Serbisë dhe Shqipërisë që është programuar për t’u zhvilluar më 11 tetor në stadiumin "Dubocica" në Leskovc, ora 20:45, do të luhet para syve të 6500 tifozëve.

Kjo pasi Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë. Saktësisht ka mbyllur 20% të stadiumit ndaj Shqipërisë. Por jo vetëm kaq, pasi FIFA ka ndëshkuar edhe financiarisht Serbinë me një shumë prej  80,000 franga zvicerane.

Gjithashtu Federata Serbe e Futbollit është paralajmëruar se në rast të përsëritjes së incidenteve ndaj Shqipërisë do të ketë dënime edhe më të rënda. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të fyerjeve, sharjeve, koreve dhe sjelljeve raciste që tifozët serbë bënë në sfidën kundër Anglinë , duel që u luajt në Beograd para 40 mijë tifozëve, takim që përfundoi 5-0 për “Tre Luanët”.

Ky është një lajm i mirë për kuqezinjtë, pasi do të luajnë me më pak tifozë serb në stadium dhe ku do të synojnë 3 pikët për të shpresuar deri në fund në “ëndrrën” për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu