Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PAPRITUR/ Serbia "dorëzohet" për vendin e 2-të ndaj Shqipërisë, zbulohet arsyeja

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Serbia "dorëzohet" për vendin e 2-të ndaj
Serbi - Shqipëri

Mediumi kryesor sportiv në Serbi “Kurir” është treguar i pamëshirshëm ndaj përfaqësueses së tyre. Ata e konisderojnë lojën e kombëtares ndaj Andorrës si të mjerueshme, pavarësisht fitores. Ja çfarë shkruan konkretisht “Kurir”:

“Loja e kombëtares serbe nuk ngjante me asgjë, pa kokë e bisht, pa krijim, rrjedhje të topit, energji, dëshirë... Pavarësisht faktit se Dragan Stojkovic u largua nga pozicioni i trajnerit pas turpit të Shqipërisë.

Është e dhimbshme të shikosh ekipin kombëtar serb, sepse shkakton reagim tek çdo tifoz futbolli dhe nuk është shumë i përshtatshëm për publikun”.

Kjo “rezyme” bën të kuptosh se shpresat për vendin e 2-të në Grupin K janë thuajse zero, ndonëse në lojë janë edhe dy ndeshje te mbetura për kualifikueset e “Botërorit 2026”. Në takimin ndaj Andorrës, trajneri i Serbisë ishte Zoran Mirkovic.        

Poll

Lexo gjithashtu