
Duket se humbja e Suedisë ditën e djeshme ndaj Zvicrës nuk është pritur mirë nga tifozat suedez. Këto të fundit pas përfundimit të sfidës kanë shprehur menjëherë pakënaqësinë ndaj trajnerit Jon Dahl Tomasson. 49 vjeçari po përballet kështu me një sërë kritikash të ashpra jo vetëm për faktin e stilit të lojës, por edhe për lëvizjet e tij taktike.
Një peng i tifozëve ditën e djeshme ishte dhe mos aktivizimi i yllit të Neëcastle Anthony Elanga të cilin Tommason vendosi ta aktivizonte vetëm ne 20 minuëëshin e fundit të sfidës.
Me humbjen ndaj Zvicrës, Suedia e sheh veten gjithmonë e më larg Botërorit. Aktualisht skuadra nordike ndodhet e fundit në grupin B me 1 pikë pas 3 ndeshjeve të luajtura. Ndërkohë që sfida e rradhës është ndaj përfaqësueses së Kosovës, e cila pas barazimit ndaj Sllovenisë e sheh veten të pozicionuar në vendin e dytë me 3 pikë më shumë se suedezët.