Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Berat Gjimshiti “trondit” Shqipërinë, kapiteni kuqezi rrezikon sfidën e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti “trondit” Shqipërinë, kapiteni kuqezi
Berat Gjimshiti

Një lajm jo i mirë për trajnerin Sylvinho në më pak se dy muaj përpara sfidave me Serbinë dhe Letoninë. Bëhet fjalë për gjendjen optimale jo të mirë të kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi kuqezi ka kryer sot stërvitjen me Atalantën në mënyrë individuale nga pjesa tjetër e grupit. Gjimshiti pati një shqetësim në sfidën me Milanin në javën e kaluar dhe u zëvendësua nga trajneri Gasperini në pjesën e dytë.

Bëhet fjalë për një ndrydhje të këmbës nga ana e shqiptarit. Ditën e nesërme do të vlerësohet sërish gjendja e Berat Gjimshitit, por nëse nuk ia del të rikuperohet do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. Rikujtojmë se sfidat e Kombëtares janë më 7 qershor ndaj Serbisë dhe me 10 qershor ndaj Letonisë.

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga