Trabzonspor
Skuadra e Trabzonspor ka njoftuar përmes rrjeteve sociale transferimin më të ri, fjala është për Chibuike Nwaiwu. Mbrojtësi afrikan vjen nga Wolfsberger AC, Bundesliga austriake.
Skuadra nga Trabzoni ka shpenzuar për të 5.5 milionë euro, ndërkohë në futbollin europian, Nwaiwu është “anonim”, nuk figuron në asnjë skuadër të madh, madje nuk ka luajtur kurrë për moshat e Nigerisë, e jo më te kombëtarja e madhe.
Të çuditshme janë deklaratat e bëra nga drejtuesit e Trabzonspor, se blerja përfundimtare e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi për 9 milionë euro është shumë, ndërkohë që vetëm para pak orësh harxhuan 5.5 milionë euro për një mbrojtës të nivelit të ulët.
Poll
