
Një tjetër legjendë e futbollit ka varur këpucët në gozhdë. Felipe Melo ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, duke mbyllur dhe aventurën e tij me ekipin e Fluminense.
“Sot mbyll një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime, karrierën time si lojtar. Kanë qenë vite të pabesueshme, të mbushura me shumë sfida dhe suksese. Unë jam përjetësisht mirënjohës dhe i privilegjuar që kam bërë këtë.
Kam pasur gjithmonë forcë dhe besim, dashuri dhe mëshirë nga Zoti, ai ka qenë me mua në momentet më të vështira. Kisha nderin të luaja për tifozët që më nxitnin në rrugëtimin tim, shokët e mi të skuadrës, të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në këtë rrugëtim dhe familjen time që gjithmonë ka besuar tek unë”, tha ish-lojtari brazilian.
Në të gjithë karrierën e tij, Felipe Melo zhvilloi gjithsej 822 ndeshje, realizoi 65 gola dhe asistoi 25 herë. Veshi fanellën e 12 klubeve dhe fitoi 19 në karrierën e tij, duke u pensionuar tashmë në moshën 41-vjeçare.
View this post on Instagram