
Emiliano Martinez
Mesfushori uruguajan, Emiliano Martinez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Midtjylland, për të nisur një të re në Brazil. Kështu, 25 vjeçari largohet nga Danimarka dhe bashkohet me ekipin e Palmeiras.
Me këta të fundit, Martinez ka firmosur një kontratë 5 vjeçare, të vlefshme deri në fundin e dhjetorit të vitit 2029. Në krahun tjetër, klubi brazilian ka shpenzuar më shumë se 7 milionë euro për shërbimet e tij.
Kujtojmë se interes për mesfushorin 25 vjeçar kishte edhe nga disa skuadra në Europë, por vetë Martinez zgjodhi Amerikën Latine si destinacionin e radhës. Ky është rikthim për të në Brazil pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Red Bull Bragantino.
View this post on Instagram
Poll