Sergej Jakirovic nuk është më trajner i Dinamos së Zagrebit. Humbja turpëruese 9-2 përballë Bayern Munich në ndeshjen e parë të Champions League, ka bërë që drejtuesit ta shkarkojnë teknikun 47-vjeçar.
Ekipin ku ndodhet dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, do ta drejtojë përkohësisht Sandro Perkoviq. Ky i fundit më parë ka qenë pjesë e stafit të ekipit kroat.
“Dua të falenderoj Sergej Jakirovic për rezultatet e arritura. Ishte një bashkëpunim i këdshëm, por tani duhet të marrim vendime cilësore në këtë moment të papërshtatshëm të Dinamos dhe të kthehemi te fitoret”, tha presidenti i klubit nga Zagrebi, Velimir Zajec.
View this post on Instagram
Poll