Ali Sowe do të nisë një aventurë të re në Turqi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Rizespor.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi turk nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë nënshkruar një kontratë 1-vjeçare mes tyre dhe në këtë mënyrë sulmuesi do të mbajë veshur fanellën e Rizespor deri në fund të sezonit.
30-vjeçari në Superiore është shpallur golashënues në sezonin 2017-2018, ku fitoi “Këpucën e Artë” me korçarët.
View this post on Instagram
Poll