
Inigo Martinez
Inigo Martinez nuk është më pjesë e klubit të Barcelonës. Pas dy sezoneve mjaft të mira me katalanasit në Spanjë dhe në Europë, mbrojtësi 34-vjeçar do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Al Nassr ka firmosur orët e fundit me Inigo Martinezin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi saudit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ende nuk janë bërë të ditur shifrat që ka përfituar Barcelona dhe kontrata e re e Inigo Martinezit me Al Nassr. Mbrojtësi spanjoll zhvilloi 71 takime me Barcelonën në dy sezone të luajtura.
View this post on Instagram
Poll