
Ditën e sotme, Argjentina e Lionel Messit ka një takim të rëndësishëm përballë Venezuelës. Takimi luhet në orën 23:00 në transfertën “përvëluese” venezueliane.
Kanë kaluar 3 muaj që nga zbritja në fushë për kombëtaren e “yllit” argjentinas. Ndeshja e fundit ka qenë kundër Kolumbisë në finale të “Copa America”. Messi tani është kkthyer të ndihmojë vendin e tij të kualifikohet për botërorin e 14-të radhazi.
Lojtari i Inter Miami i “ka shijuar” sfidat kundër Venezuelës, ashtu si edhe kombëtarja “Celeste”. Messi ka një rekord prej 11 kontributesh për gol kundër amerikano-jugorëve, me 5 gol dhe 6 asiste.
Leo ka luajtur 11 ndeshje përballë “La Vinotinto” me një rekord prej 8 fitoresh, 1 barazim dhe 2 humbje që nga takimi i parë kundër tyre që daton në vitin 2007.
