Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Viti i 2-të radhazi pa titull për Ronaldon, Al Hilal shpallet kampion i Arabisë Saudite

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Viti i 2-të radhazi pa titull për Ronaldon, Al Hilal shpallet
Al Hilal - Cristiano Ronaldo

Al Hilal është kampion i Arabisë Saudite për sezonin 2023/2024. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus, triumfoi në shtëpi 4-1 përballë Al Hazem, duke u shpallur kampion 2 javë para përfundimit të kampionatit.

Një sezon fantastik nga ana e Al Hilal, të cilët kanë dominuar nga fillimi e deri më tani. Në 31 ndeshje të luajtura, skuadra njeh vetëm 2 barazime, ndërsa ka fituar plot 29 herë, duke mos e provuar shijen e humbjes në kampionat.

Rivali më i fortë për ta ishte skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassr. Këta të fundit renditen në vendin e dytë, me plot 11 pikë më pak. Portugezi mbyll kështu vitin e 2-të radhazi pa titull kampion në Arabi.

Pas ndeshjes së sotme, i gjithë ekipi dhe stafi i Al Hilal u mblodhën në fushën e blertë për të festuar titullin e 19-të në histori të klubit. Festës iu bashkua edhe Neymar Jr, me brazilianin që e mbylli më herët sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي الهلال السعودي (@alhilal)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga