Sulmuesi i Dinamos së Moskës Nicolas Moumi Ngamaleu ka shkaktuar skandal mediatik jo vetëm në Rusi. Shkak për këtë është bërë video e postuar nga partnerja e tij Nikki Seey, e cila është artiste e njohur.
Seey ka shpërndarë momentin kur pretendon se ka kapur partnerin e saj me “presh në duart”, pra duke e tradhtuar. Artistja kërkoi ndihmën e policisë për të hapur derën dhe për të zbuluar vajzën me të cilën Nicolas Moumi Ngamaleu po kalonte momente pasionante.
Kjo skenë ka bërë bujë mediatike, ndërsa kanë vërshuar komentet. Pikërisht për këtë skenë, sulmuesi kamerunas ka humbur grumbullimin me kombëtaren e tij. Me Kamerunin Nicolas Moumi Ngamaleu numëron 61 prezenca, e përkthyer me 5 gola.
