
Milan ka triumfuar përballë Liverpool, në miqësoren e luajtur mesditën e sotme. Sfida e zhvilluar në Hongkong, përfundoi me shifrat 2-4 në favor të kuqezinjve.
Për Milanin, rrugën e rrjetës e gjetën Rafael Leao, Ruben Loftus-Cheek dhe sulmuesi zviceran, Noah Okafor i cili shënoi dy gola. Ndërkohë që golat për “The Reds”, u shënuan nga hungarezi Dominik Szoboszlai dhe sulmuesi Cody Gakpo.
Pas humbjes përballë Arsenal, Milan tregoi një tjetër “fytyrë” kundër Liverpool. Duket se “dora magjike” e Igli Tares, por edhe ajo e Massimiliano Allegrit, kanë ringjallur Milanin që tifozët duan.
GOLAT E NDESHJES:
Goli i Rafael Leao
Goli i Dominik Szoboszlai
Goli i Ruben Loftus-Cheek
Goli i Noah Okafor
Goli i Cody Gakpo
Goli i Noah Okafor (2)