
Endri Çekiçi ditën e djeshme ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re. Mesfushori ishte një prej protagonistëve kryesorë të CR Belouizdad në transfertë kundër El Bayadh, në kampionatin algjerian.
Pogradecari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të të sfidës, duke shënuar një gol mjaft të bukur. Gol ky që do t’i jepte skuadrës barazimin 1-1, duke i siguruar kështu 1 pikë në një transertë të vështirë.
Kujtojmë se deri më tani Çekiçi ka luajtur në 4 sfida, ndërsa shumë shpejt është shndërruar në një lider në mesfushë.
Vlen të theksohet se pogradecari ka një karrierë mjaft të pasur, teksa ka dalë nga akademia e Pogradecit për të luajtur më pas me Teutën dhe duke kaluar te Dinamo e Zagreb, Lokomotiva, Olimpija, Ankaragucu, Konyaspor, Pendikspor dhe Asdanaspor.