Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Po kërkohet me ngulm nga Shqipëria, Memeti protagonist në kampionat! Shënon golin e fitores për City-n

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po kërkohet me ngulm nga Shqipëria, Memeti protagonist në
Medin Memeti

Në javën e 25-të të A-League në elitën e futbollit australian, Melbourne City mori fitore me përmbyjse kundër Brisbane Roar,  3 – 2. Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, City finalizoi “remontadën” e madhe në 45 minutat e dyta.

Fillimisht shënoi Younis në minutën e 61-të, përmes penalltisë. Në minutën e 67-të, i njëjti lojtar i dha epërsinë Melbourne City. Golin e fitores dhe të sigurisë për miqtë e shënoi sulmuesi me origjinë shqiptar Medin Memeti, minuta e 80-të.

Edhe pse qendërsulmuesi u fut në fushë si zëvendësues, ai pati impakti të menjëhershëm në ekip, goli i fitores dhe sigurimi i 3 pikëve tepër të rëndësishmë për garën në kampionat.

Kombëtarja jonë deri në këtë pikë, nuk ka një goleador të tillë dhe talenti ka vën në lëvizje kuqezinjtë për të marrë në gjirin e tyre qendërsulmuesin.

Aktualisht, Medin Memeti luan me Australinë U-20, por rregullorja e FIFA-S i jep mundësi për të ndërruar kombëtar, gjithmonë pa bërë debutimin me përfaqësuesen e madhe në ndeshje zyrtare.

Goli i Medin Memetit

   

 

Poll

Lexo gjithashtu