Rangers
Është mbyllur derbi më i madh në Skoci dhe ndër më të zjarrtët në Evropë mes Celtic e Rangers në “Celtic Park”. Fitorja i shkoi Rangers me përmbysje 3 – 1. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Yang Hyun-Jun për Celtic në minutën e 19.
Pjesa e parë u mbyll me këto shifra. Në fraksionin finale të ndeshjes, të besuarit e Danny Rohl befasuan. Dopieta e Chermiti (50’ 59’) dhe Moore (71’) përmbysën gjithçka. Edhe pse Celtic dominoi në çdo aspekt, fitorja dhe pikët i shkuan Rangers.
Fakt në këtë duel është se miqtë e goditën portën rivale në total 4 herë dhe shënuan 3 gola, “snajper”. Sulmuesi i Kombëtares Nedim Bajrami vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, shkak dëmtimi.
Poll
