Inter Miami është turpëruar në fazën e 1/8-ave të Kupës së SHBA-së. Skuadra e ish-yjeve të Barcelonës është eliminuar duke u mposhtur nga Atlanta United me rezultatin 2-3.
Golat e Inter Miami të shënuar nga Rojas dhe Leo Messi nuk mjaftuan. Pasi Atlanta United ia doli që të shëntonte 3 herë me Thiare (dy gola) dhe Slisz që vulosi gjithçka në minutën e 76-të.
Një humbje e papritur për Inter Miamin edhe pse në fushë kishte lojtarë të mëdhenj. Leo Messi, Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets s’ia dolën që të kualifikonin ekipin e tyre.
Poll