Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Njoftoi rikthimin në fushë pas 1 viti, Neymar shpërthen në lot: Vuajta çdo ditë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Njoftoi rikthimin në fushë pas 1 viti, Neymar shpërthen
Neymar

Neymar është gati për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës për skuadrën e Al-Hilal. Sulmuesi brazilian ka njoftuar rikthimin e tij, ndërsa ka hedhur prapa krahëve dëmtimin e pësuar në gusht të vitit 2023.

32-vjeçari diçka të tillë e ka njoftuar nëpërmjet interviste për mediat braziliane. Gjatë fjalës së tij, kapiteni i Brazilit është emocionuar dhe ka shpërthyer në lot. Neymar ka theksuar se ajo që dëshiron më shumë në jetë është të luaj futboll dhe ka vuajtur çdo ditë që ka qëndruar larg fushës së blertë

“Ajo që dua më shumë në jetë është të luaj futboll. Vuaj çdo ditë kur jam larg futbollit. Kjo është ajo që më dhemb më shumë. Ardhja ime në Al-Hilal, lindja e vajzës sime. E gjithë kjo ndodhi dhe ishte një vit i mrekullueshëm, dhe më pas e kuptova që ishte serioze gjërat më të rëndësishme në jetën time”, ka theksuar sulmuesi për mediat braziliane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga