Kanë përfunduar 2 sfidat e kësaj jave të fazës së “Play-Off” të çerefinales së Kupës së Kombeve të Afrikës, ndeshje të cila dhuruan në total 3 gola.
Intersantë ishte përballja mes Malit dhe Senegalit, i cili u mbylll me rezultatin 0-1, në favor të këtij të fundit. Pjesa e parë e lojës rezervoi surpiza por edhe vulsoi fatin e ndeshjes gjithashtu. Senegal shënon një gol falë goditjes së saktë të Ndiaye në minutën e 27-të. I pari dhe i fundit për sfidën pasi as në pjesën e dytë Mali nuk ia doli dot që t’i kundërpërgjigjej rivalit të tij. Kështu sfida mbyllet triumfin e Senegalit megjithëse me një rezultat “modest”.
Dueli i bukur edhe ai mes Kamerun dhe Maroku, i cili ky i fundit edhe pse luajti në transfertë i shënoi 2 gola rivalit të tij. Konkretisht goli i parë i Kamerun u shënua në minutën e 26-të falë goditjes së saktë të Diaz. Ekipi nuk u ndal aty pasi edhe në pjesën e dytë shënohet një tjetër gol, falë Saibarit me një gjuajtje në rrjetë të finalizuar në minutën e 74-të.
