Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Manita” e Barcelonës, katalanasit mposhtin Valencian dhe kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Manita” e Barcelonës, katalanasit mposhtin Valencian
Ferran Torres

Barcelona është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase fitoi me “manita” ndaj Valencias në transfertë duke e ndëshkuar ekipin vendas me shifrat 5-0.

Paraqitje spektakolare nga blaugranat dhe në veçanti nga Ferran Torres. Sulmuesi spanjoll arriti të realizojë tripletë duke marrë topin me vete në shtëpi. Ndërsa Fermin Lopez dhe Lamine Yamal ishin ata që shënuan dy golat e tjerë në këtë takim, duke e kaluar Barcelonën në raundin tjetër.

Tashmë janë përcaktuar dhe katër gjysmëfinalistët e tjerë të Kupës së Mbretit. Barcelona, Real Madrid, Real Sociedad dhe Atletico Madrid janë në gjysmëfinale ku do të mësojnë dhe kundërshtarët përkatës.

Goli i Torres

Goli i Yamal  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga