Lionel Messi
Interi Miami mori një fitore të rëndësishme dhe spektakolare ndaj Nashvillen. Ekipi ku luan Lionel Messi triumfoi 4-0 ndaj kundërshtarit të tyre.
Argjentinasi shkëlqeu me dopietë, duke qenë një lider dhe një “hero” për ekipin e tij. Golat nga “Pleshti” u shënuan që në pjesën e parë dhe gjithçka më pas u bë më e lehtë për fitoren.
Një triumf shumë i rëndësishëm për Interi Miamin, i cili siguron kështu kualifikimin për në çerekfinalen e MLS-së. Në këtë fazë tashmë skuadra e Messit do të përballet me Cincinnatin dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë sfida.
Poll
