Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Galatasaray “turpëron” Muçin, vendimi i “VAR” ndryshoi fatet e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Galatasaray “turpëron” Muçin, vendimi i
Pasimi i Muçit për Felipe Augusto, por ky i fundit u kap në pozicion të parregullt

Ekipi i Trabzonspor ka marrë një humbje të rëndë në gjysmëfinalen e Superkupës së Turqisë. Ata u mposhtën 1 – 4 nga Galatasaray. Ndeshja u mbajt në fushë neutral.

Dueli do kishte marrë tjetër rrjedhë nëse Felipe Augusto do ishte treguar më i vëmendshëm në shkëputje pas shërbimit të Ernest Muçit nga thellësia, goli i anuluar për pozicion jashtë loje, ndonëse lë dyshime.

Duket se ky rast ndikoi edhe në aspektin psikologjik. Në minutat 38 dhe 45+3, Galatasaray mbylli ndeshjen përmes golave të Yilmaz dhe Elmali.

Në fraksionin e dytë, Trabzonspor u përpoq me Felipe Agusto, ngushtimin e shifrave, por kaq, pasi Akgun (63’) dhe Icardi (81’) i vendosën “vulën” triumfit. Sipas “SofaScore”, Muçi u vlerësua me notën 6.4.     

                    

Poll

Lexo gjithashtu