Ernest Muçi
Ka përfunduar pjesa e parë mes Galatasaray dhe Trabzonspor, ku verdhekuqtë po fitojnë me rezultatin 2 – 0. Golat u shënuan nga Baris Alper Yilmaz në minutën e 38 dhe Eren Elmali 45+3’ për Galatasaray.
Vlen të përmendet se në minutën e 6, Trabzonspor finalizojë me Felipe Augusto, por pas rishikimit në “VAR”, u konsiderua i parregullt.
Ernest Muçi pas 45 minutave të para është vlerësuar me notën 6.5 sipas “SofaScore”, ndër më të mirët te të tijtë, por ajo që ka më shumë rëndësi është rezultati.
Fraksioni i dytë do të përcaktojë finalistin e Superkupës së Turqisë, aty ku përmbysja e Trabzonspor ka marrë trajtën e së “pamundurës”. Nesër do të mbahet edhe gjysmëfinalja tjetër Fenerbahce – Samsunspor.
Poll
